Policia e Kosovës njoftoi se nga veprimet operative të kryera ka rezultuar se s’ka mjet shpërthyes në rrugën për Gërmi në Prishtinë, por bëhet fjalë për një pajisje të veturës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se njësitet e specializuara për menaxhim me mjetet shpërthyese i kanë kryer kontrollet e duhura.
Ajo tha se rruga është liruar për qarkullim.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, njoftoi Ahmeti.