Policia e Kosovës kë kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për grabitje.
“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, në të cilën janë bashkëngjitur edhe disa fotografi të të dyshuarit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid036XnfyF1a25Xgp7wX4uJXovxZz6apRd94d6SiuFCvwaBaofhHvsFmXUGaEmkhMh7Bl&show_text=true&width=500