Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave që dyshohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Policia ka publikuar dy foto të të dyshuarve me qëllim të identifikimit, derisa vepra është kryer në qershorin e 2023-s.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Autoritetet njoftuan se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre kontaktoni në numrin 192.