Policia daneze ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në një protestë në Kopenhagë kundër luftës në Gaza, tha një zëdhënës i grupit studentor që organizoi demonstratën.
Gjashtë persona u arrestuan në vendin e ngjarjes në Universitetin e Kopenhagës pasi rreth 20 persona kishin bllokuar hyrjen e një ndërtese dhe tre hynë brenda, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.
Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e ndonjë prej të arrestuarve, por një zëdhënës i Studentëve kundër pushtimit i tha agjencisë së lajmeve se Thunberg ishte arrestuar.
Një fotografi e Thunberg-ut e publikuar nga e përditshmja Ekstra Bladet tregonte Thunberg të vënë me pranga sipas gazetës, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Studentët kanë protestuar edhe kundër bashkëpunimit të Universitetittë Kopenhagës me universitetet izraelite.
“Ne nuk do të largohemi derisa Universiteti i Kopenhagës të përfundojë bashkëpunimin me universitetet izraelite”, thuhet në njoftim.