Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se homazhet do të bëhen në orën 10:00.
Kurti do të bëjë homazhe në Qyshk – te lapidari i fshatit, Zahaq dhe Llabjan – te varrezat e dy fshatrave dhe Pavlan – te lapidari i fshatit.