Një ndërtesë kolektive është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës nëntë qyterarë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime, ku më pas janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente”, thuhet në njoftim.
Raporti i plotë:
Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.