Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Paris për një vizitë zyrtare dy ditore, ku nesër do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysse, raporton Epxress.
Vizita e Ramës vjen tri ditë pasi në Paris u prit Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Rama ka thënë se kjo vizitë është e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës
“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën🇦🇱🤝🇫🇷:”, ka shkruar Rama, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga arritja në Paris.
Ndryshe, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 8 prill se vendi i tij do të sigurojë që të përmbushet çdo hap i Marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Gjatë një adresimi të përbashkët me Vuçiqin në Paris, Macron tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe një zotim për të ardhmen e rajonit”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Paris për një vizitë zyrtare dy ditore, ku nesër do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysse, raporton Epxress.
Vizita e Ramës vjen tri ditë pasi në Paris u prit Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Rama ka thënë se kjo vizitë është e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës
“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën:”, ka shkruar Rama, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga arritja në Paris.