I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditu se gjatë javës do të vizitojë Serbinë.
Vizita e tij po bëhet pas takimet që pati në Kosovë javën e kaluar me zëvendëskryeministrin njëherit kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar ai në Facebook.