Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Ai tha se më të kanë folur për rritje të bashkëpunimit, derisa tha se Kosova dhe Turqia kanë “lidhje të forta”.
“Ishte kënaqësi të prisja ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Vendet tona kanë lidhje të forta, ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen dhe partneritetin tonë. Në diskutimin e sotëm u fokusuam veçanërisht në thellimin e marrëdhënieve ekonomike. Mezi presim të intensifikojmë bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Bislimi në X./Express/