Shifrat zyrtare të publikuara në vitin 2022 tregojnë se një numër rekord i grave janë duke e arritur moshën 30-vjeçare pa fëmijë. Më shumë se gjysma (50.1%) e grave në Angli dhe në Uells, të lindura në vitet ’90, nuk e kanë pasur një fëmijë kur i kanë mbushur 30 vjeç në vitin 2020, gjenerata e parë që e ka bërë këtë, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare
Numri i grave që zgjedhin të mos bëjnë fëmijë është duke u rritur dhe shkalla e lindjeve globale është duke rënë.
Ndërsa arsyeja ndryshon nga shqetësimet klimatike deri te ato financiare dhe komplikimeve të shëndetit, ato që e marrin vendimin për të qenë “pa fëmijë sipas zgjedhjes së tyre” thonë se pranimi i kësaj nga shoqëria nuk ka ardhur akoma, shpesh duke i lënë ato të ndihen të përjashtuara.
BBC ka folur me anëtarë të “Bristol Childfree Women”, grup social me më shumë se 500 anëtarë, i krijuar nga gratë për gratë që kanë vendosur të mos bëjnë fëmijë.
Ndërsa Caroline Mitchell gjithmonë e ka ditur se ajo kurrë nuk donte fëmijë, ajo nuk ka qenë e përgatitur se sa e vështirë do të ishte arritja e “moshës për të bërë fëmijë”.
46-vjeçarja, e cila jeton me burrin e saj në Brislington, Bristol, ka thënë se teksa nuk i ka penguar asnjëherë kjo kur ka qenë më e re, ajo nuk ka qenë e gatshme për barrën e pyetjeve personale me të cilat do të ballafaqohej kur shoqëria dhe të njohurit kanë filluar të bëjnë fëmijë.
“Jam ndier si fanatike për shkak të kësaj”, ka thënë ajo. “Ndiej sikur perspektiva dhe eksperiencat e mia nuk janë të pranueshme në shoqëri”.
Në sytë e Karolinës shoqëria është krijuar për mëmësi.
“Ti e kupton se je mjaft e përjashtuar nga shumë gjëra të jetës”, ka thënë ajo. “Është shumë e vështirë për mua të takohem me njerëz, sepse gjithçka ka të bëjë me gratë që i takoj te portat e shkollës ose te klubet e shkrimit për nënat”.
Carolina ka thënë se ndonjëherë mendon që gratë me fëmijë besojnë se e “gjithë bota” është krijuar për gratë pa fëmijë.
“Në fakt, është me të vërtetë përjashtuese”, ka thënë ajo.
Shumë nga shoqëria e saj kanë fëmijë dhe ndërsa ato asnjëherë nuk kanë bërë diçka për ta shtyrë Carolinën të ndihet ndryshe, ajo thotë, se fakti që ato “janë duke e bërë të njëjtën gjë” dhe ajo është duke bërë diçka tjetër, ka qenë “mjaft e vështirë”.
Ndërsa Karolina është “100% e sigurt” dhe “shumë rehat” me realitetin e saj, ajo e pranon se në raste ka “vuajtur” për vendimin e saj.
Ajo ka thënë se kjo varej nga “pritshmëria kulturore” se çfarë ishte normale dhe koncepti se nëse je grua, bërja e një fëmije ishte “gjë e natyrshme për t’u bërë”.
Shifrat zyrtare të publikuara në vitin 2022 tregojnë se një numër rekord i grave janë duke e arritur moshën 30-vjeçare pa fëmijë.
Më shumë se gjysma (50.1%) e grave në Angli dhe Uells, të lindura në vitet ’90 nuk e kanë pasur një fëmijë kur i kanë mbushur 30 vjeç në vitin 2020, gjenerata e parë që e ka bërë këtë, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare.
Megan Stanley, që vjen nga Oxfordshire dhe jeton në Bristol, ka qenë aq e sigurt për vendimin e saj për të mos bërë fëmijë, saqë është përpjekur të sterilizohet që nga mosha 19-vjeçare.
Kur bie fjala për menstruacionet e saj të dhimbshme, Megani ka thënë se ndihet “në mizori” që duhet të kalojë “vuajtjet e njëjta çdo muaj për një funksion të trupit”, që ajo mendon se nuk i nevojitet asaj.
“E di që sterilizimi nuk është zgjidhje për menstruacione, por i lehtëson shumë nga simptomat kryesore të tyre”, ka thënë ajo.
Por 31-vjeçarja ka thënë se ajo ka hasur në pengesë pas pengese.
“Mjekët thoshin ‘ti je akoma e re’ ose ‘mund ta ndërrosh mendjen’”, ka thënë ajo.
Më së largu ku ka mbërritur Megan në këtë rrugëtim, ka qenë kur ishte 29-vjeçare dhe kishte një termin me një kirurg.
“Kisha përgatitur gjithçka – historinë mjekësore dhe kisha shkruar edhe listën e arsyeve. Madje kisha marrë edhe vërtetim nga terapisti te i cili shkoja. Kam bërë më të mirën time”, ka thënë ajo.
Megjithatë, leja nuk i është dhënë pasi gjinekologu e ka pyetur për statusin e marrëdhënies së saj.
“Gjatë asaj kohe kam qenë duke kaluar me partnerin tim për ndoshta tre muaj”, ka thënë Megani.
Ajo i ka thënë doktorit që partneri i saj gjithashtu nuk donte fëmijë dhe se ai tashmë veç kishte bërë vazektomi (procesi i sterilizimit te meshkujt).
Është trupi im
Megani rrëfen se mjeku i kishte thënë që meqë partneri i saj kishte bërë vazektomi, “atëherë ty nuk të nevojitet kjo procedurë, apo jo?”
Në atë moment Megani ka thënë se e ka kuptuar që kjo rutinë ishte “e pashmangshme” dhe se ata “nuk do ia bënin procedurën”.
“Pse ajo që i ndodh trupit tim duhet t’i nënshtrohet asaj që ai i ka bërë të tijit?”, ka thënë ajo. “Kam ardhur deri në atë pikë ku unë mezi e pres menopauzën. Për këtë jam duke pritur me entuziazëm”.
Carolina beson se gratë pa fëmijë mund të jenë “bashkëpunëtore” në mbajtjen e pritshmërive kulturore ashtu siç janë.
Ajo ka thënë se ka qenë e vështirë mospërshtatja me “normën e shoqërisë” dhe ndonjëherë, ajo ka pasur dëshirë të ishte “ndryshe”.
“Në njëfarë mënyre jeta ime do të kishte qenë shumë më e lehtë”, ka thënë ajo.
Gjithsesi për shumë gra, çfarëdolloj zgjedhjeje që bëjnë ato, ato e kritikojnë njëra-tjetrën për këtë gjë dhe “duket se nuk i pranojnë zgjedhjet e të tjerave”, ka shtuar Caroline.
Fiona Powley ka thënë se ajo e ka ditur që nuk ka dashur të bëhet nënë në moshën 12-vjeçare pasi ka parë nënën e saj duke vuajtur me mëmësinë.
“Vetëm kam menduar se mëmësia nuk duket argëtuese”, ka thënë ajo.
Tani 49-vjeçare, Fiona e udhëheq grupin “Bristol Childfree Women” dhe teksa ajo është duke i përjetuar simptomat e menopauzës, ajo nuk e ka “ndjenjën e panikut” meqë nuk ka dashur ta përdorë aftësinë e saj për t’u riprodhuar.
“Ndihem shumë rehat”, ka thënë ajo.
Egoiste
Ironikisht, Fiona tani reflekton mbi vetveten dhe mendon se në fakt do të bënte “një punë goxha të mirë si prind”, por se ajo “nuk e ka dashur mjaftueshëm këtë”.
Megjithatë, sikurse Caroline dhe Megan, ajo ka thënë se njerëzit e rinj që i takon mund të reagojnë në mënyrë negative kur ajo u tregon se ka vendosur të mos bëjë fëmijë.
“Të thonë se do t’i biesh pishman. Cila është arsyeja e ekzistencës tënde? Nëse nuk bën fëmijë, ti nuk je vlefshme si grua”, ka thënë Fiona.
Fiona madje është quajtur “egoiste” dhe disa e kanë pyetur se kush do të kujdeset për të kur ajo të plaket.
“Duket sikur njerëzit nuk ndihen rehat”, ka thënë ajo. “Ndoshta sepse kurrë nuk iu ka shkuar në mendje që ata gjithashtu e kishin këtë zgjedhje”.
Në të kaluarën reagimi ndaj dëshirës së saj për të mos pasur fëmijë ka qenë goxha “i rëndë”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se disa njerëz e kanë paragjykuar atë si “urryese të fëmijëve, ose si person të keq” për shkak të kësaj.
“Unë mendoj se vendimi im për të mos pasur fëmijë është vetëm një gjë me të cilën jam lindur”, ka thënë ajo.
Fiona ka thënë se ka shumë arsye se pse njerëzit vendosin që të mos kenë fëmijë.
Kur kujton të kaluarën, ajo mendon se arsyet e veta kanë qenë “ndoshta mjaft të pashëndetshme”, por ajo e di se nuk do të “zgjohet një ditë si plakë dhe të ndiejë hidhërim dhe keqardhje”.
Është thjesht zgjedhje
Carolina ka thënë se ajo do të ishte “nënë e inatosur”, duke shtuar se ka pasur “një mori avantazhesh” puna e mosdashjes së bërjes së fëmijëve, si fokusimi i kohës së saj në lidhjen me burrin dhe hobin e saj.
Megani pajtohet me këtë.
“Ka shumë benefite e të mira puna e të mos pasurit fëmijë”, ka thënë ajo. “Nuk ka të bëjë vetëm me lirinë dhe paratë. Është thjesht zgjedhje”.