Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka komentuar heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës.
Pacolli tha se kosovarët mund të udhëtojnë tani në drejtim të Emirateve pa viza.
Madje, deputetja e pushtetit i ka ftuar qytetarët të paramendojnë se ku do të ishte Kosova sikur LVV-ja të ishte më herët në qeveri.
“Tani edhe në Emirate të Bashkuara mund të udhëtojmë pa viza. Paramendoni sikur të kishim qenë në shumë mē herët në qeveri ku do të ishim sot.” ka shkruar deputetja Pacolli në Facebook.