Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë shteti i vetëm që do të ketë këtë pajisje, për çka nga e njëjta do të marrin shërbime jo vetëm qytetarët e vendit por edhe ata të shteteve tjera.
Me anë të saj u tha se qytetarët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për shtetet tjera për këtë shërbim, pasi të njëjtin do ta marrin falas.
“Sot është një ditë e sukseseve të jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë. Kjo ditë është një mundësi që t’i festojmë partneritetet tona që dëshmojnë ndikimin e solidaritetit njerëzor. Ne sot shënojmë së bashku një moment historik pasi përurojmë pajisjen mjekësore SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore”, ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani.
Tutje ajo e ka cilësuar këtë donacion si rilindje për sektorin e shëndetësisë.