Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një deklaratë për media i është përgjgjur ambasadorit amerikan në Beograd Christofer Hill i cili tha se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova, shkruan Periskopi.
Ajo ka numëruar katër arsye se pse Serbia nuk mund të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.
Osmani, Serbinë e ka krahasuar me Rusinë.
“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s, sesa Serbia, a e ajo është Rusia e Putinit, një shtet si Serbia i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrotjen nga forcat autoritare, mbrojten nga shtetet të cilat shkelin rregullat bazike të së të drejtës ndërkombëtare siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërroj që të jetë pjesë e NATO-se, e dyta Serbia vetë është antivlerave të NATO-së, nuk ka shprehur gatishmëri që të anëtarësohet në NATO, e treta Serbia është një shtet që para pak muajsh ka kryer akt agresiv kundër Kosovës, vazhdimisht tenton ta shkëtarroj përbrensa BeH dhe po ashtu këtë tenton ta bëjë në Malin e Zi, kjo nënkupton që është një shtet si Rusia, që lerë që shkel parimet e fqinjësisë së mirë, por në të njëjtën kohë ndërmerr veprime konkrete e të dhunshme duke i konsiederuar fqinjtë përreth si shtet të përkohshme e jo shtete të përherhshme dhe e fundit, Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidiale, ka kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive, kushdo që e kondiseron që Serbia mund të jetë shtet afër NATO- nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bënë hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Milosheviqit e cila është njëjtë sot, siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha ajo.