Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka dhuruar një kalë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në një takim zyrtar.
Mediat turke kanë raportuar të martën se në 100 vjetorin e raporteve diplomatike mes Turqisë e Hungarisë, kryeministri Orban i dhuroi kafshën si dhuratë, derisa Erdogan i ka dhuruar një ditë më parë një veturë elektrike.
Orban njihet si ndjekës i shpeshtë i liderit turk në vendime politike.