Ndonëse që disa herë po konfirmohet në Kuvend se VV-ja nuk ka numrat për t`i formuar institucioneve të reja, deputeti i kësaj partie, Armend Muja, mendon se ende nuk mund të thuhet se VV-ja nuk i ka numrat.
Ai ka deklaruar se për çështjen e numrave të VV-së mund të flitet vetëm pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ai ka thënë se ende nuk është koha të diskutimi i “famshëm”.
“Pas të premtes do të hyjmë te ai diskutimi i ‘famshëm’ se a janë numrat. Për të nxjerrë një konkludim, ajo duhet të testohet pas konstituimit të Kuvendit. Në rast se opozita mendon në atë mënyrë është e drejtë e tyre të mendojnë, por meqë po mendojnë në atë mënyrë ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim tutje, është mirë edhe për ta”, ka deklaruar Muja.
Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk do të ndryshojë propozimin për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Unë nuk besoj se do të lëvizim nga ky qëndrim, mdaje këshilla është të mos ketë lëvizje të tilla, mendoj që ne duhet të mësohemi me një qeverisje me rregulla, qeverisja dhe kuvendi reflekton peshën e legjitimitetit politik të dal nga procesi zgjedhor dhe ne duhet të mësohemi në këtë mënyrë, qeverisje të bazuar në rregulla. Nuk u takon partive opozitare se çfarë kandidati duhet të kemi ne sikurse ne nuk do të lëshohemi në propozimet që ata i bëjnë për nënkryetar. Çështja e qeverisjes është tjetër”, është shprehur Muja.