Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka publikuar një shkelje të Marrëveshjes së Ohrit nga ana e Serbisë.
Selimi ka folur për mungesën e shfaqjes së flamurit të Kosovës në televizionet e Serbisë, përkundër që marrëveshja e Ohrit thotë se palët duhet të njohin simbolet e tyre përkatëse kombëtare.
“Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e qartë se “palët do të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet e tyre përkatëse kombëtare”. Megjithatë, në mediat e kontrolluara nga qeveria serbe, çdo përshkrim vizual i flamurit të Kosovës, qoftë edhe në markën @UEFA, krijon një shkrirje të plotë” – ka shkruar Selimi.