Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka sqaruar takimin me Shqipe Selimi dhe Arben Vitinë e Vetëvendosjes në një kafiteri në shesh.
Në një prononcim për Insajderin, Nait Hasani bëri të qartë se vota e tij nuk ka ndryshua. Ai tha se takimi nuk ka pasur qëllim diskutimin e votës dhe situatën së krijuar në Kuvend.
Hasani tregoi se me Shqipe Selimin kanë folur për procesin e gjykimit në Hagë. Ndërsa Arben Vitia ka qenë i shoqëruar me Shqipën.
“Kemi fol për procesin në Hagë. Na nuk jemi armiq. Shqipja me tha për kërkesën për vizitë në Hagë, tha ‘nuk ma kan pranu’. Nuk kanë pas kërkesa për vota. Kanë bërë ftesa paushallë por ftesë zyrtare nuk kemi pas. Arben Vitia ka qenë më Shqipen aty”, tha ai për Insajderin