Një 45 vjeçar nga Kosova është ndalur në pikën kufitare në Morinë derisa po tentonte ti fustë në Shqipëri rreth 25 mijë euro.
Paratë janë konfiskuar nga shteti shqiptar pasi ai nuk i deklaroi në kufi.
Njoftimi i plotë:
PKK Morinë
Tentoi të fuste në Shqipëri, 24 900 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma monetare.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z.
Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.