Ka përfunduar takimi i thirru nga presidentja, Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Pas takimit, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku tha para mediave se nga ky takim nuk pat ndonjë zgjidhje eventuale për të dal nga ngërçi i krijuar.
“Presidentja kërkoj unitet për disa çështje madhore. Kjo është vështirë të bëhet pa partinë e parë. Nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Kjo është për keqardhje 16 dështime”.
Abdixhiku tha se ishte habitur me fjalët e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili kishte thënë në takim se “nuk është urgjencë”.
“Me habiti faktit që tha nuk ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është me tepër mediatike dhe jo e popullit të Kosovës. Fakti që se kupton që nuk është urgjente është më shqetësuese”