Keneth Andresen, profesor që shërbeu në Kosovë me KFOR-in, ka shkruar një status për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Në një shkrim të shkurtër, Andresen ka përkujtuar hyrjen e KFOR-it në Kosovë, e cila ndodhi me 12 qershor të vitit 1999.
Ai ka kujtuar se si ishte përshëndetur KFOR-i nga mijëra njerëz gjatë rrugës.
“25 vjet më parë, sot:
Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve.
Kam shërbyer si zyrtar për shtyp në KFOR nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova” – ka shkruar ai.