Nihon Hidankyo – një grup i të mbijetuarve nga bomba atomike japoneze nga Hiroshima dhe Nagasaki – ka fituar Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti.
Komiteti që dha çmimin tha: “Kjo lëvizje bazë e të mbijetuarve të bombës atomike nga Hiroshima dhe Nagasaki, e njohur gjithashtu si Hibakusha, po merr çmimin e paqes për përpjekjet e saj për të arritur një botë pa armë bërthamore dhe për demonstrimin përmes dëshmive të dëshmitarëve se armët bërthamore nuk duhet të përdoret më kurrë”, raporton “SkyNews”.
Vitin e kaluar, çmimi shkoi për Narges Mohammadi, një aktiviste iraniane e burgosur për të drejtat e grave.
Fitues të tjerë të mëparshëm të çmimit përfshijnë Nënë Terezën, pastaj kampionin anti-aparteid të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, ish-presidentin e ShBA-së Barack Obama për përpjekjet e tij për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe aktivisten pakistaneze Malala Yousafzai për luftën e saj për të drejtën e vajzave për të marrë arsim. /Klankosova