Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T për veprën penale Shtytje në vetëvrasje.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.
Të pandehurit në fjalë dyshohen se e kanë shtyrë për vetëvrasje një person të martën e kësaj jave në Graçanicë.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit lihen në liri, mund të ndikojnë tek dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.