Deputetja e partisë në pushtet, Arbëreshë Kryeziu ka mohuar se është arritur dakordim më PDK-në për datë të zgjedhjeve.
Ajo tha se vendimi i opozitës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare është veprim i duhur por sipas saj opozita nuk është gati për zgjedhje të parakohshme.
“Ky veprim është i mirë që po e bënë opozita por kjo nuk do të thotë qe jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve te parakohshme sepse deri me tani kemi pare që nuk ka ndonjë iniciativë të këtij lloji sepse nëse vërtete do të donin zgjedhje të parakohshme opozita ata do ta bënin këtë veprim por më sa duket nuk po duan zgjedhje të parakohshme aq sa po e thonë vazhdimisht që tri vjet e gjysmë. Nuk ka dakordim për datë…tash mund të flasim data të ndryshme ne jemi të gatshëm por opozita nuk është e gatshme përndaj nuk është e gatshme të marrë veprimet e nevojshme brenda Kuvendit për shpërndarje, tha Kryeziu. /RTV21