Gazeta prestigjioze amerikane New York Times ka raportuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dëmtuar dhe shkatërruar gjashtë varreza në Rripin e Gazës gjatë javëve të fundit, bazuar në analizën e fotografive satelitore.
Sipas New York Times, në disa raste varrezat janë rrafshuar dhe janë shndërruar në baza operative, duke përdorur mjete të blinduara dhe fortifikime.
Ky veprim mund të nxisë debate dhe kërkesa për një hetim të pavarur sepse ka ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e ligjeve dhe normave ndërkombëtare gjatë konflikteve.
Por, edhe në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare, shkatërrimi i vendeve fetare konsiderohet krim i mundshëm lufte, nëse veprimi nuk është domosdoshmëri.
Deri më tani, nuk pa pasur reagime nga autoritetet izraelite në lidhje me këto akuza.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar se ushtarët izraelitë kanë demoluar një xhami në Jenin të Bregut Perëndimor.