Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake.
Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Shqipëri, ku ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake ka pritur homologët e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe nga Kroacia, Ivan Anushiq.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se synimi i bashkëpunimit nuk është kërcënim për askënd, por mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata qe synojnë të kërcënojnë rajonin, ne u tregojmë qe jemi së bashku dhe nuk do te lejojmë qe askush të destabilizon rajonin. Falënderoj ministrin e Shqipërisë dhe Kroacisë për ketë nisme, vlerësoj se kjo marrëveshje është e para trilaterale ne rajon. Edhe njëherë, kjo marrëveshje është Deklaratës, është mesazh për çdo vend i cili ka qellim destabilizimin, ne jemi bashke dhe presim qe te bashkohen edhe vende te tjera”, ka thënë Maqedonci.
Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimim ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.
Kosova, Shqipëria e Kroacia sot nënshkruajnë Deklaratën për aleancë ushtarake
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të nënshkruajnë të martën në Tiranë Deklaratën trilaterale me qëllim forcimin e bashkëpunimit trepalësh mes vendeve, teksa në këtë aleancë është ftuar edhe Bullgaria.
Përveç bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik, kjo aleancë përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, raportoi mediumi kroat “Vecrenji List”.
Kjo deklaratë u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologët e tij nga Shqipëria Pirro Vengu dhe Kroacia, Ivan Anushiq.
Ky dokument përfshin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, operacione të përbashkëta ushtarake dhe trajnime të përbashkëta.
Ky pakt ndodhi për shkak të sfidave gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe ndikimeve të jashtme në rajon.
Ministri kroat theksoi se qëllimi është të forcohet stabiliteti rajonal dhe të përmirësohet ndërveprueshmëria mes forcave të armatosura të tre vendeve, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta dhe shkëmbim të përvojave ushtarake.
“Tre shtetet do të jenë të përgatitura për t’u përballur me sfidat e ardhshme të sigurisë në Evropën Juglindore, dhe ekziston mundësia që kjo aleancë ushtarake trilaterale të zgjerohet në të ardhmen me Bullgarinë”, ka thënë ministri kroat.
Javën e kaluar, Maqedonci në një konferencë për media ka njoftuar se kjo ngjarje është e para e tillë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.