Ministrja Arbërie Nagavci, siç duket ka harruar që deputeti Eman Rrahmani ishte pjesë e VV’së jo shumë kohë më parë, para se të ndahej nga ta.
Nagavci nuk e ka kursyer ish-bashkëpartiakun e saj, duke i thënë se “e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale”.
“Është për keqardhje të keqpërdoret kjo foltore, sic keni bërë gjithmonë për interesa personale apo të një grupi. Thjesht dhe shkurt deputeti Rrahmani, kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e gjitha vajzave dhe djemve. Në mënyrë që asnjë vajzë dhe asnjë djalë të mos keqpërdoret ashtu sic keni bërë deri më tani. Pse nuk folët sot për UA. Sepse sot që po flasim, nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijon mësimin. Deputet ti mund të vazhdosh të sillesh kështu sic sillesh gjithmonë, por unë nuk do të merrem me ju. Pra, deputet Rrahmani në vazhdimësi e keni keqpërdor këtë foltore për të thënë se vajzat nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbulesës. Sot, që po flasim sado që jeni munduar të manipuloni me vajza e familje. Nuk kemi asnjë vajzë që nuk e vijon shkollimin”, u shpreh Nagavci. /Periskopi/