Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka thënë se në qeverisjen e tij nuk ka pasur asnjë protestë me parullën: duam pumë”.
Ajo ka bërë me dije se një pretendim i tillë është fyerje për qytetarët e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës rrenc klasik.
“Në mungesë të suksesit më të vogël të mundshëm dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga gëlltitja e qershisë së radhës të quajtur “Qeveria i lejon mallrat serbe në Kosovë”, Albin Kurti nuk pushon së ofenduari qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk ndalë përpjekjet për t’i shitur ata për budallenjë. Në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm Albini citohet të ketë thënë “Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. O rrenc klasik i papërmirsueshëm, protesta gjatë keqqeverisjes tëndë mbante dhe mbanë parullën: “dua vizë pune për Gjermani” dhe “ e provuam edhe këtë dhe ky na e vrau shpresën”.”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka vlerësua se në këtë mandat qeverisës nuk është hapur asnjë vend pune.
“Ti jo që nuk ke hapur 75 mijë vende pune por as 7 vende pune nuk i ke hapur. Ti ke punuar fortë që të mbyllen shumë vende pune, që të falimentojnë shumë kompani, që të zbrazet Kosova dhe që të izolohet shteti. Nën keqqeverisjen tënde as Parlamenti nuk po punon e lërë më të flasim për diçka tjetër. Portofoli i qeverisë tënde duket kështu: 0% sukses – 100% gënjeshtër – 100% mashtrim – 100% dështim- ekszod i paparë deri më tani- autonomi për serbët- toka për manastririn e Deçanit- plazma keksa serbe- mostra të humbura të Astrit Deharit- sanksione- afera zdravo- shkatërrim të administratës- mjerim të institucioneve të sigurisë- shkatërrim të parlamentit- vjedhje të rezervave shtetërore- vjedhje e rrymës- Martin Berisha- Gani Jakupi-tendera njëburimor-rritje çmimesh- humbje e dinjitetit njerëzor, shtetëror dhe kombëtar dhe, mos ta harrojmë qërshinë mbi tortë, ura e Saradranit”, ka shkruar ajo.
Sipas deputetes së PDK-së, më 9 shkurt populli do t`i jap një mësim kryeministrit Kurti.
“Ty të ka humbë topi para syve o rrenc. Populli që ti e ofendove duke e quajtur analfabetë, nuk kërkon dhe as nuk pret më asgjë nga një Pinokio si puna jote. 9 shkurti po vjen më shpejt nga sa e kishe menduar, dhe sigurisht spiranca jote e vetme janë gënjeshtrat që as ti vetë nuk mund t’i besosh. Më 9 shkurt 2025, ky popull që ti e përbuzë, do t´japë një mësim jete që nuk ke për ta harruar kurrë”, ka shkruar Musliu.