Imer Mushkolaj, analist i rregullt në Debat Plus, ka shkruar një opinion në lidhje me fjalimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani, i cili fjalim ngjalli shumë debat në opinion.
Mushkolaj ka kritikuar Osmanin për heshtjen e saj gati katër vjeçare.
Mushkolaj e ka pyetur se ku ishte deri tash.
“Nëse kryeministri Albin Kurti ka luajtur bixhoz në politikë, ai lojën nuk e bëri vetëm. Pjesë e bixhozit ishte edhe presidentja Vjosa Osmani. Gati pas katër vjetësh në pushtet, Osmani po përpiqet të dalë e pastër nga loja. Jo zonja presidente, nuk mund të tërhiqesh kaq lehtë. Ku ishe deri tash?” – ka shkruar Mushkolaj,ndër të tjera.