Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, përmes një postimi të bërë në rrjetin social në Facebook, ka folur për të hyrat buxhetore, për të cilat ai ka thënë se kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, shkruan Gazeta Express.
I njëjti, si arritje ka përmendur edhe pagesën e 840 milionë eurove për paga në sektorin publik.
Po ashtu, ministri Murati, ka deklaruar se, sipas tij, për herë të parë investimet kapitale kanë tejkaluar
Postim i plotë:
Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.
Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet. /GazetaExpress