Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mot mirë dhe stabil do të vazhdojë edhe në dy javët e para të shkurtit, e gjatë kësaj periudhe sipas tij, temperaurat do të jenë të larta mbi vlerat mesatare.
“Në këtë periudhë do të vazhdojë ngrohja e ajrit stratosferik dhe do të ndikojë në devijimin e erërave me lartësi të mëdha dhe në këtë situatë do të ketë depërtim apo zhvendosje të ajrit polar në Troposferë në gjerësitë e Evropës nën 60° të gjerësisë veriore. Në dekadën e dytë të shkurtit rreth datës 13-14, ajri i ftohët mbi Evropën Perëndimore dhe Alpe do të rrugëtojë drejt Mesdheut qendror, gjë që do të krijojë mundësinë e krijimit të Cikloneve dhe kushteve për reshje të borës”, ka shkruar ai në Facebook.
Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se fushat e presionit të lartë do të forcohen mbi Evropën Perëndimore, e këto sinjale sipas tij, tregojnë se gjysma e dytë e shkurtit pritet të jetë me temperatura të ulëta deri në fillim të marsit.