Opozita ka bllokuar rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri pasditen e sotme, në vijim të mosbindjes civile.
Skenari që ka ndjekur opozita është duke bllokuar me makina rrethrrotullimet kryesore si mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës, segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimin Milot, rrethrrotullimin Shkozet, rrethrrotullimin Bradashesh, rrethrrotullimin Rrogozhinë dhe rrethrrotullimin Levan.
Policia në Tiranë i ka orientuar makinat që të marrin rrugën dytësore për hyrjen në Tiranë për të shmangur radhët, që pranë mbikalimit të Kasharit.
Autostrada sipas policisë nga kthesa e Rinasit deri te kthesa e Kamzës është e pastër.
Trafik ka në rrugën dytësore Yrshek-Mëzez-Astir-Yzberisht, por po normalizohet.
Nga Instituti deri te terminali ka bllokim, por po shpërdahen për në Paskuqan, për të hyrë në Tiranë nga Bulevardi i Ri.