Të shumta janë reagimet pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Disa njerëz kanë shprehur shqetësim, disa të tjerë gëzim, ndërsa dikush e ka harruar as humorin.
Në grupin satirik “Dosja” në rrjetin “Facebook”, një përdorues ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke u përshëndetuar me ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, me mbishkrimin: “Mos harro me lshu bojlerin se vi sonte”.
Gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe kohës së Kurtit në pushtet, kryeministri kishte raporte të tensionuara me emisarin amerikan, i cili edhe sot e asaj dite e ka kritikuar shpesh për qasjen e Kurtit ndaj dialogut dhe çështje të tjera.