Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushdo që pak e njeh sistemin kushtetues të Kosovës, e dinë që Lista Serbe do të certifikohet.
Ai thotë se këtë e dinë edhe vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Por, shton se ajo që ndodhi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është një populizëm i neveritshëm.
“Kurti e din Kurti e din që Lista Serbe do të certifikohet. Kushdo që pak e njeh sistemin tonë kushtetues, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di. Nuk e ka qëllim përjashtimin, e nuk mund të jetë as pasojë kjo. Kushdo që e ulë kokën e kompleksohet prej akuzës ndaj Serbisë dhe e pret fjalën e ambasadave, i shërben kësaj farse ku Serbia është armiku i jashtëm që i përcakton armiqtë e brendshëm. Shfaqja e sotme në KQZ e anëtarëve të VV-së është një popullizëm i neveritshëm, popullizëm që duhet luftuar. Bashkë, opozitë, shoqëri civile e çfarëdo organizimi tjetër, të gjithë duhet ta mohojmë këtë eksploatim të sentimentëve nga e kaluara si material zgjedhor. Ky është policim i gjuhës, është rritje e autoritarizmit. Kushdo që e pranon këtë ndarje është brenda hegjemonisë së pushtetit. Ndërkaq, përmes qëndrimit pasiv i ndihmon atij”.
“Jo, e kundërta është e vërtetë. Serbia si mendësi është këmbëkryq aty ku shpallën spiunë e armiq, ku shërbimi intelegjent implikohet për fabrikim akuzash, ku televizioni publik është militant, e shteti i kapur kontrollon tjerët duke rehatuar të vetët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Gazeta Express