Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
84 shtete kanë votuar për rezolutën, 19 kundër dhe 68 vota kanë qenë abstenim.
Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Aty folën edhe zyrtarët gjermanë dhe presidenti serb.
Çka thuhet rezolutë?
Në fillim të kësaj rezolute, theksohen motivet e saj, si dhe referencat në Aktgjykimet e Gjykatës së Hagës, pikërisht për përgjegjësit kryesor të Srebrenicës, si Mlladiq e Karaxhiq.
Duke kujtuar gjithashtu të gjitha vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në veçanti tetë që përmbajnë vendime fajtore për krimin e gjenocidit kundër muslimanëve boshnjakë të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, veçanërisht vendimi i Dhomës së Apelit të Tribunalit të 19 prillit 2004 (Prokurori v. Krstiq), aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Tribunalet Penale i datës 8 qershor 2021 (Prokurori kundër Mlladiqit) dhe aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit i datës 20 mars 2019 (Prokurori kundër Karaxhiqit), si dhe aktgjykimi ndërkombëtar Gjykata e Drejtësisë e 26 shkurtit 2007, në të cilën Gjykata vendosi se aktet e kryera në Srebrenicë përbënin akte gjenocidi,
Duke riafirmuar kundërshtimin e tij të fortë ndaj mosndëshkimit për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës ose shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, dhe duke theksuar në këtë kontekst përgjegjësinë e shteteve për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe, për këtë qëllim, për të investiguar dhe hetuar tërësisht dhe ndjek penalisht,në përputhje me detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe legjislacionin e tyre të brendshëm, personat përgjegjës për akte të tilla, për të shmangur përsëritjen e tyre dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin, për të cilin pjesëmarrja e viktimave dhe të mbijetuarve si dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Tutje, aty theksohet se nevoja për shpalljen e kësaj rezolute koinsiston edhe me 30 vjetorin e kësaj ngjarje(2025), duke shënuar edhe datën 11 korrik si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit, si dhe rënditjen e 7 pikave për të cilat anëtarët duhet të pajtohen.
Pikat e rezolutës:
Duke vënë në dukje gjithashtu se viti 2025 do të shënojë tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan,
1. Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit;
2. Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u kërkon shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu në kujtim, drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit dhe shfaqjes së gjenocideve në të ardhmen;
3. Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës;
4. Thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit të Srebrenicës dhe varrimeve dinjitoze sipas tyre, dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit të Srebrenicës që ende nuk janë përballur me drejtësinë;
5. I nxit të gjitha shtetet që t’u përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, siç është e zbatueshme, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë;
6. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm të krijojë një program informues të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar aktivitetet e tij me përgatitjet për përvjetorin e tridhjetë në 2025, dhe gjithashtu i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë në vëmendje këtë rezolutë të të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile për respektimin e duhur;
7. Fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera të interesuara për të respektuar Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë kremtime dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nder të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe edukimin e duhur dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit të publikut.
Çka tha Vuçiq?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shfaqur i frsutruar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti serb ka akuzuar Gjermaninë lidhur me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Vuçi ka thënë se personat e përfshirë në gjenocidin në Srebrenicë, tashmë janë të burgosur, raporton Nacionale.
“Të flasësh pas Gjermanisë, dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Pa marrë parasysh se çfarë bëhet, të fuqishmit do të akuzojnë për mohimin e një krimi të rëndë që ka ndodhur. Në fillim dua të demaskoj këtë të pavërtetë dhe këtë arsyetim të rrejshëm. Para se të fillonte seanca, i përulem të gjitha viktimave në Bosnje e Hercegobinë që janë serbë e boshnjakë, dhe kam vënë lule përkujtimore. Është vështirë të flitet pas Gjermanisë që qëndron për vendin më të fuqishëm në Evropë. Pse i bëj ftesë të votojnë kundër: ëshët rezolutë e politizuar, pse kjo rezultë po votohet? Është folur për përgjegjshmërinë penale, dhe po iu pyes nëse është kështu: pse po miratohet rezoluta, sepse nëse flasim për përgjegjësinë penale individuale kjo tashmë është kryer, është administratuar me aktakuza, verdikteve, dhe të gjithë ata që janë akuzuar janë dënuar dhe janë burgosur. Nuk ka emra individualë në këtë rezolutë. Nuk flitet për ta, flet për çdo gjë në përgjethsi”, tha Vuçiq.
“Pyetja numër dy: është folur për pajtimin, a sjell kjo rezolutë pajtim që të mos përmendet këtu, por edhe për të përmendur vendin. Jo. A sjell pajtim në rajon? Jo. I bëj pyetje përfaqësueses së Gjermanisë, pse u fshehën në përgatitjen e rezolutës, pse nuk pati gjithëpërfshirje. Kur është përgatitur për Ruandën është përgatitur në mënyrë transparente”, tha presidenti serb më tutje.
Ai përmendi edhe tendencat e Serbisë për të mbajtur seancë lidhur me bombardimet ndaj Serbisë në vitin 1999.
“A dini çfarë ka ndodhur kur kemi dashur të flasim për bombardimet, na thanë flisni për të ardhmen. Dy ditë më pas zbuluam që po përgatitej kjo rezolutë që kishte për ngjarje 29 vjet më parë. Kur kanë nevoja politike shkojnë thellë në të kaluarën, por kur dikush tjetër i referohet të kaluarës faktet nuk kanë më rëndësi”, tha Vuçiq.
Vuçiq eskaloi duke e akuzuar Gjermaninë se ka qenë e përfshirë në gjenocid./Nacionale