Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano pranoi në një intervistë për RAI se ai u përpoq të rekrutonte të dashurën e tij Maria Rosaria Boccia në stafin e tij.
Në një intervistë emocionale, Sangiuliano pranoi mes lotësh se çfarë u përpoq të bënte dhe zbuloi se si i ofroi kryeministres Giorgia Meloni dorëheqjen e tij, por ajo nuk donte ta pranonte.
Skandali shpërtheu në Itali kur Maria Rosaria Boccia, një influencere me më shumë se 60 mijë ndjekës në Instagram, njoftoi se ishte bërë këshilltare e ministrit të Kulturës.
Ministria e Kulturës e mohoi menjëherë këtë, por më pas Boccia publikoi foto dhe video nga udhëtimet zyrtare në të cilat e shoqëronte Sangiulanon.
Ministri, e cila është e martuar, pranoi se Boccia e shoqëronte në udhëtime pune dhe pretendoi se fillimisht ia ofroi rolin, por më vonë “e tërhoqi” ofertën pasi mori këshilla se mund të përbënte konflikt interesi për shkak të “raportit sentimental” të tyre.
Sangiuliano këmbënguli se nuk u përdorën fonde publike për të paguar udhëtimet e tij me Boccia-n dhe se ajo nuk kishte akses në dokumente të klasifikuara.
Mes lotësh ai i kërkoi falje bashkëshortes dhe kryeministres Meloni “për turpin që i bëri asaj dhe qeverisë”.