“Kam qenë prezente dy-tre minuta. Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe”. Kështu kishte deklaruar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila për bisedën e saj me kryekriminelin Millan Radojçiqin e Slavko Simiqin. Por jo. Kusari-Lila po del që ka folur shumë më gjatë me ta, edhe atë me një serbishte goxha të rrjedhshme.
Si duket Kusari-Lila nuk i ka bërë mirë llogaritjet pasi ditë më parë iu publikua biseda me kryekriminelin Radojçiqi, madje duke i “raportuar” edhe agjendën ditore.
Një komunikim mjaftë i qetë dëgjohet që kishtë ndodhur mes tyre, madje përdoren edhe fjalë goxha “përkëdhelsëse” si “Alo zemlajke”.
Por, Kusari Lila edhe pas dy ditëve që kur iu publikua biseda me Radojçiqin ende nuk ka bërë ndonjë reagim, siç bëri herën e parë duke u mohuar se nuk kishte folur më shumë se dy-tre minuta me përfaqësues të Listës Serbe.
Reagimi i fundit i Mimoza Kusari-Lilës në Facebook, data 1 qershor 2024
Pas kësaj Mimoza Kusari nuk po bën zë ani pse Periskopi ka provuar ta kontaktoj. Kësaj në krah po i dalin pëfaqësues të VV-së, duke filluar nga vetë kryeministri dhe Kryetari i partisë në pushtet, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radojiqiç.
Kreu i ekzekutivit deklaroi se zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”, teksa vazhdon të insistojë se incizimi është pjesë e montuar.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetartë e dine se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti, teksa u pyet edhe nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.