Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj, ka kërkuar që të hetohet mënyra se si ka arritur lajmi i mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” në Radio Televizionin Publik të Kosovës, meqë pronari dhe themeluesi i mediumit boshnjak, Senad Avdiç, e pranon në një intervistë për N1 se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit të Kundërzbulimit në Jugosllavi i njohur si KOS.
Mehmetaj thotë se për këtë duhet të bëhet një hetim urgjent.
Postimi i plotë:
Puna qenka keq shumë, këtu duhet hetim urgjent
Senad Avdiç, themeluesi, pronari dhe kryeredaktori i mediumit “Slobodne Bosne”, prej nga e mori lajmin RTK-ja për të sulmuar disa media në Kosovë, po e pranoka vetë në një intervistë për N1 (CNN) se ai ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit famëkeq të Kundërzbulimit në Jugosllavi (KOS).
KOS ka qenë pjesë përbërëse e ushtrisë së Jugosllavisë, i formuar në vitin 1946 nga Departamenti i Tretë i OZNA-s (UDBA-s) në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Jugosllavisë.
Përgjegjës për nxitjen dhe kryerjen luftërave në ish-Jugosllavi, s’e besoj që ka më shumë nevojë t’ua shpjegojmë shqiptarëve kush ka qenë KOS-i.
I pyetur në intervistë “a keni qenë bashkëpunëtor i KOS-it?”, ai përgjigjet: “Oficerët e KOS-it ishin bashkëpunëtorët e mi”.
Kjo veç një.
Biografia e tij qenka një terren i mbushur.
Gjithsesi, tema është tjetër.
Prej nga u lidh qeveria e Kosovës, rrjedhimisht RTK-ja, me këtë njeri?
Hetim urgjent.