Televizioni RTRS në Republika Srpska në Bosnje, po raporton se është arrestuar një person që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e policit serb.
Nuk dihet nëse është Faton Hajrizi.
Mediat në Bosnje dhe Hercegovinë po raportojnë për kontrolle të ashpra të Policisë në një zonë të quajtur “Raçanska” në Bijelinë.
Sipas mediave boshnjake, Policia është vendosur në një pikë kontrolli ku po kontrollon të gjithë.
Këto vlerësohet të jenë aktivitete të Policisë me qëllim të identifikimit të vendit ku po qëndron Hajrizi.
Beogradi zyrtar ka vënë kontakte me Republika Srspkan me qëllim të bashkëpunimit përkapjen e Hajrizit, që akuzohet se e ka vrarë një polic serb.