Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:
“Të nderuara anëtare,të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë. Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalim me këto kërkesa :
1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,
2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,
3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,
4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,
5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e kooeficientit të pagave për se paku 30%,
6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,
Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,
9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,
10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolekrive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,
11.Kërkojmë të kemi përaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.