Duke diskutuar mbi arrtisjen e kryeorganizatorit të sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radojiciq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edhe vdekja e tij mund të mos e zgjidhte problemin e sulmeve në veri.
‘’Edhe vdekja e tij mund të mos e kishte zgjidhur problemin e Radojiçiqit. Problemi në thelb është politik. Përderisa Serbia e mbështetë këto lloj grupe, por të mos jetë Radojiçiqi do të jetë dikush tjetër. Duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë së pari për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj normalisht edhe veprimet operacionale. Në këtë rast Radojiçiq është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, tha ai në një intervistë për RTV21.