Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut të tij turk, Yasar Guler, dhe presidentit të “Saha Istanbul”, Haluk Bayraktar, sot dhe nëser do të qëndrojë në Stamboll.
Maqedonci do të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore që njihet si “Saha Expo”.
“I ftuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të , z. Yaşar Güler, si dhe Presidenti SAHA Istanbul, z. Haluk Bayraktar, sot dhe nesër do të qëndroj në Stamboll të Turqisë për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO”, ka shkruar Maqedonci