Studiuesi Agon Maliqi, thotë se kryeministri Albin Kurti e ka gjetur mënyrë për t’ia rrëzur vetes qeverinë ‘me nder’.
Ai thotë se këtë po e bën duke e vendosur Kodin Civil në agjendë, në kohën kur presioni për Asociacionin është në kulm.
Dhe kështu sipas tij, duke qenë që kryeministri e di se nuk i ka votat për Kodin Civil por në të njëjtën kohë, do të shkaktojë rebelim te knservatorët.
Qysh del Kurti ‘i fortë’ në të gjitha anët me këtë skenar sipas Maliqit.
Ja shkrimi i tij:
“Kurti me gjasë e paska gjetur mënyrën për t’ia rrëzuar vetes qeverinë “me nder” duke e vendosur pikërisht tani, në kulmin e presionit për Asociacionin, çështjen e Kodit Civil në agjendë, gjë për të cilën ai e di se nuk i ka votat dhe që do t’i shkaktojë rebelim nga konservatorët. Skenar i mirë: hem patriot pa Zajednicë, hem martir progresiv në sytë e Evropës, hem fitore për konservatorët fetarë”, shkruan Maliqi.