34-vjeçari, është kryeministri më i ri ndonjëherë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984, raporton BBC, përcjell Periskopi.
Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila ka dhënë dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.
Gjatë gjithë asaj kohe ajo luftoi me mungesën e shumicës në parlament.
Attal tani do të ketë detyrën të udhëheq qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.