Qeveria e Kosovës në prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka publikuar logon zyrtare të shënimit të kësaj dite me rëndësi të veçantë për kosovarët. Por, as kjo logo zyrtare nuk u la pa u komentuar në rrjetet sociale. “Kosovë, ne të dalim zot!” – ishte pjesa kryesore e kësaj loge që mori vëmendje.
“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës” – shkroi faqja e Qeverisë së Kosovë në Facebook, ku u prezantua logoja dhe aktivitetet për shënimin e Pavarëisë së Kosovës.
Por, për punë e kësaj logoje për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.
Çitaku në një shkrimi në Facebook, ka publikuar një fotografi të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke thënë se këta luftëtarë i dolën zot Kosovës.
“Këta, me shumë luftëtar e luftëtare që u shkuan mbas, i dolën zot Kosovës. Ne të tjerët, falë luftës dhe sakrifiicës së tyre, e qeverisim Kosovën. Herë mirë, e herë jo.” – ka shkruar fillimisht ajo.
Më tej, ajo ka shkruar: “Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha, i ka dalë UÇK.”
Gjithashtu edhe qytetarë të tjerë e anëtarë të shoqërisë civile komentuar logon për Pavarësinë.
Aktivisti Shpend Lila, kërkoi që Qeveria të jetë më kreative në dizajnimin e logove.
“Pak ma kreativ bre se nuk shenohet cdo pervjetor i Pavaresise me turnira futsall.” – ka shkruar Lila.
Po ashtu edhe aktivisti tjetër, Bled Zymi, ka përqeshur logon zyrtare të prezantuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka ironizuar me me mënyrë si është dizajnuar kjo logo.
“Sa i perket dizajnit te logos per pervjetorin e pamvaresis, un nuk di se pe dini ju, suxhuk shes veq njo di me jau thon, mos koft dost i hashimit qaj dizajner ose ai qe e ka pranu dizajnin, veq me qit keq Albinin qa t’doni keni.” – ka shkruar Zymi në Facebook.
Çka ka me 17 shkurt?
Sipas kalendarit të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, dita e 17 shkurtit, fillon me mbledhje festive të Qeverisë së Kosovës nga ora 08:00.
Pastaj në ora 08:20, bëhet ngritja e flamurit të Kosovës, duke vazhduar me nderime të monumenti i të pagjeturve në ora 08:30.
Në ora 08:45 dhe 08:50, do të bëhen homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.
Ndërsa, në ora 09:50, do të bëhen homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në këtë ditë parashihet edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.
Do të ketë edhe një koncert që është quajtur “koncerti i pavarëisë” në sheshin e Prishtinës.
Dhe në fund, do të mbahet koncert solem i Filharmonisë së Kosovë në ora 20:15.