Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka mohuar kategorikisht mundësinë që ndonjë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Duke folur para hyrjes në seancën konstituive të Kuvendit, Lushtaku u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të bindë ndonjë deputet të PDK-së për ta përkrahur kandidaturën e Haxhiut – por ai ishte i prerë në qëndrimin e tij.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë se nuk e voton Albulena Haxhiun dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me LVV-në,” deklaroi ai për mediat.