Derisa është caktuar 9 shkurti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, paritë politike kanë nisur mobilizimin. Disa nga to kanë bërë publike edhe emrat e kandidatëve të rinj për deputetë të Kuvendit, shkruan Periskopi.
LDK-ja ka nisur ta forcoj listën e kandidatëve për deputetë me fituesin e edicionit të kaluar të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu.
Kështu ka njoftuar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Lumi, i cili prej vitesh ka jetuar në Vienë të Austrisë është djali i ish-deputetit të Kuvedit të Kosovës, Sali Salihu, i cili ishte deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.