“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkroi kryeministri Albin Kurti verën e vitit të kaluar në një postim në Facebook.
Para pak ditësh u publikua një fotografi që tregonte gjendjen e tmerrshme të asaj rruge: traseja e autostradës së papërfunduar përplot me baltë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri foli për prioritetet e sivjetshme, ku e vendosi sërish përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Express.
“Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Drenas-Skënderaj pritet të finalizohen sivjet”, tha Kurti, duke vlerësuar se 2024 do të jetë “vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja”.