Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesmarrje në zgjedhje.
Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.
“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh ai, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Ellek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.