Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Mimoza Kusari-Lila duhet të deklarohet se kush është apo kush janë urdhëruesit e saj. Sipas, Ramadanit ajo ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare.
Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Radojçiq.
Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se Kusari-Lila ”duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit”.
Postimi i plotë:
Momenti që Mimoza të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin!
Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit! Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë! Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të!