Takimi ndërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, veçse ka filluar, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Pas Bislimit, Lajçak takon edhe delegegacionin serb të kryesuar nga krynegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq; ndërkaq sa i përket një takimi trepalësh ende nuk është e sigurt se do të ndodh.
Njëra nga çështjet kyçe që pritet të jetë në tryezë është çështja e ndalimit të valutës serbe (dinarit) nga qeveria kosovare; ndonëse këta të fundit kanë refuzuar të pranojnë se çështja e dinarit mund të bëhet pjesë e dialogut politik dhe madje herët e kaluara kishin refuzuar ftesën për bisedime të tilla duke e dërguar Bankën Qendrore të Kosovës.